50 raste aktive me COVID-19

07:26 | 13 Qershor 2022
K.B

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në vend janë 50 raste aktive me corona virus.
Vetëm në 24 orët e kaluara, 8 persona u infektuan, ndërsa 9 pacientë u shëruan.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19” thuhet në raportin e Institutit.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 228,438 raste, ndërsa janë kryer mbi 1.8 milionë testime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme