Google ADS

Saga e vrasjeve në Belgjikë nuk ka fund, ekzekutohet Erion Hasanbelliu

22:10 | 12 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Burime për Abc bëjnë me dije se është ekzekutuar një ditë më parë në Bruksel, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari.

Viktima dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Cappja. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës.

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë./Abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme