Skandal/ Tifozët grekë shfaqin hartën e Kosovës në flamurin e Serbisë

20:56 | 12 Qershor 2022
KRG

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Panthessaliko”.

Tifozët grekë kanë nisur me provokimet e tyre ndaj Kosovës dhe tifogrupit “Dardanët”.

Njëri nga tifozët e Greqisë ka shfaqur një flamur në të cilin shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.

Grekët këtë flamur e kthyen kah sektori ku janë të vendosur “Dardanët”

 

Grekët njihen për miqësi të mirë me serbët, teksa kjo nuk është hera e parë që bëjnë skandale të tilla. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme