Ngjarja vjetore e bamirësisë në Britani të Madhe, Soccer Aid e UNICEF po rikthehet për ndeshjen e tij të 11-të bamirëse të dielën më 12 qershor.
Eventi për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) është rikthyer për herë të 11-të, duke premtuar se “do të shfrytëzojë fuqinë e futbollit për të ndihmuar që fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm dhe të aftë për të luajtur”.
Për të ofruar donacione për kauzën, ka bërë thirrje edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora përmes rrjeteve sociale, teksa ka publikuar fotografi nga vizita e saj në Kosovë gjatë vitit 2019 në kuadër të UNICEF.
31-vjeçarja tash e sa vite shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF, në kuadër të shumë iniciativave bamirëse që ajo i ka mbështetur falë ndikimit që ka si një artiste globale.
“Soccer Aid” është sot. Nëse mundeni, dhuroni për këtë kauzë mahnitëse me UNICEF UK. E kam parë se ku janë shpenzuar paratë, si në vizitën time në Kosovë në vitin 2019!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
Ngjarja bamirëse u krijua nga Robbie Williams në vitin 2006 dhe ka bashkuar të famshëm dhe legjenda të futbollit nga e gjithë bota – vitin e kaluar Soccer Aid for Unicef mblodhi një rekord prej 13 milionë funtesh (15.2 milionë euro).
Këtë vit, fokusi i tij është në Ukrainë dhe 7.5 milionë fëmijë të prekur aktualisht nga pushtimi rus.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...