Sadio Mane edhe më afër kalimit te Bayerni

20:21 | 12 Qershor 2022
KRG

Bayern Munichi është edhe më afër që të sigurojë shërbimet e Sadio Manes.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se një marrëveshje mes senegalezit dhe kampionit gjerman do të arrihet së shpejti.

Sipas gazetarit italian, Bayerni ka gati edhe një ofertë të re për t’ia dërguar Liverpoolit, teksa bisedimet po vazhdojnë.

Ardhja e Darwin Nunezit do t’ia hap rrugët Manes për të kaluar në “Allianz Arena”.

Dëshira e 30-vjeçarit është për t’u larguar nga Liverpooli, teksa transferimi te Bayerni është prioritet për të.

Sadio Mane ka kontratë të vlefshme me “Të Kuqtë” deri më 30 qershor 2023.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme