Radio Televizioni i Kosovës prej sot nis transmetimin prej zyrës rajonale në Prizren. Hapja u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin Bordi Radio Televizionit të Kosovës, menaxhmenti i RTK-së e po ashtu edhe përfaqësues të JICA-s japoneze, të cilët në vazhdimësi e kanë mbështetur RTK-në.
Radio Televizioni i Kosovës prej sot nis transmetimin nga zyra rajonale në Prizren. Hapja u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, menaxhmenti i RTK-së e po ashtu edhe përfaqësues të JICA-s japoneze të cilët në vazhdimësi e kanë mbështetur RTK-në.
Fjalën inauguruese e mbajti kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Besnik Boletini, i cili falënderoi JICA-n për përkrahje të vazhdueshme të RTK-së.
“Hapja e kësaj zyre është e veçantë edhe për ne por edhe për të gjithë stafin e RTK-së. I uroj punëtorët që do të zhvendosen për të filluar punën këtu, pasi duam t’i vërejmë ndryshimet,përmirësimet dhe kualitetin e programit edhe në RTK”, tha ndër të tjera kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini.
Ai, duke përgëzuar RTK-në për hapjen e zyrës rajonale në Prizren, shtoi se JICA i ka ofruar bashkëpunim teknik RTK-së që nga viti 2015.
Ndërkaq përfaqësuesi i JICA-s e konsideron shumë të rëndësishme prodhimin e programit nga RTK në mënyrë të balancuar.
Kurse ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, theksoi se RTK do të jetë shtëpi ku do të prodhohen lajme profesionale e të paanshme.
“Mund të konfirmoj se ky është një mision, për të cilin jemi duke punuar fuqishëm dhe RTK ka hyrë tashmë në rrugën e reformave të pandalshme”, shtoi ai.
Ahmetxhekaj falenderoi në veçanti ambasadën e Japonisë në Kosovë, për kontributin e dhënë për transmetuesin publik.
Së shpejti RTK me mbështetjen e JICA-s do të hap edhe zyrën rajonale në Mitrovicë.
(E plotësuar) Hapet zyra rajonale e Radio Televizionit të Kosovës në Prizren, e mbështetur nga JICA (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim ndërkombëtar). Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm anëtarë të Bordit të RTK-së, Menaxhmentit si dhe përfaqësues të JICA.
Hapja e kësaj zyre është projekt shumë i rëndësishëm për RTK-në sepse do të mbuloj më shumë këtë regjion me lajme dhe transmetime të drejtpërdrejta, duke e pasuruar skemën programore edhe më shumë, tha ndër të tjera, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj.
Nga zyra në Prizren, do të fillojë realizimi i emisioneve në studiot e pajisura me mbështetje të JICA-s.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...