Yllka Alidemaj në një rrëfim për përjetimet e saj si fëmijë, tregon ngjarje që i kanë mbetur në kujtesë, nga koha e ish Jugosllavisë dhe dhuna e atij shteti fantazmë.
Ai risjellë në kujtesë periudhën kur shkonte ta vizitonte në burg babanë e saj, Halil Alidemajn, i burgosur politik.
“Një herë, e mbaj mend, e kishin rrahur aq keq, sa nuk na lejuan as ta vizitonim”, tregon Yllka për RTK-në, një copëz historie të përjetimit të saj si fëmijë.
“Ne jemi tre fëmijë që prindërit na sakrifikuan për kombin, jemi të ndarë në tre shtete”, thotë Yllka në këtë rrëfim.
Ajo tregon se babai i saj u burgos në vitin 1981, si kryeorganizator i demonstratave që në atë kohë ishin në parullën “Kosova Republikë” ku u dërgua në burgun qendror në Beograd.
Yllka risjellë në kujtesë edhe momente nga bastisjes e forcave serbe dhe frikën se ata do t’ia vrasin edhe vëllanë e vetëm që kishin.
Rrëfimin e plotë të Yllka Alidemajt në kuadër manifestimeve për Ditën e Çlirimit mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...