2.2 tonë kokainë që do të dërgohej në Holandë, është kapur në Peru. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagu.
Policia ka arrestuar 7 peruanë, ndërsa dy shqiptarë janë shpallur në kërkim.
Kreu i antidrogës, Cesar Echevarria i ka thënë AFP se grupi drejtohej nga dy shqiptarët.
“Është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarria.
¡Los golpeamos! 👊
Personal de la Dirección Antidrogas #PNP desarticuló una organización criminal internacional compuesta por peruanos y albaneses, quienes pretendían transportar alcaloide cocaína acondicionada en latas de espárragos que serían enviadas al país de #Holanda. pic.twitter.com/M1ROEbhMOw— Policía Nacional del Perú (@PoliciaPeru) June 11, 2022
Ai thotë se droga që u kap në portin Callao, do të dërgohej përmes deti në Roterdam.
Mediat lokale në Peru shkruajnë se, dy shqiptarët ishin dërguar në vendin e Amerikës Latine nga një grup trafiku droge për të koordinuar trafikimin e kokainës.
Sasia e madhe e kokainës ishte kamufluar në kanaçe me asparag që do të transportohej me një kamion është sekuestruar të premten.
Vitet e fundit ka pasur një përfshirje të madhe të shqiptarëve në trafikimin e drogës nga vendet e Amerikës Latine për në Evropë.
Madje në vendet latine ka pasur edhe disa shqiptarë të vrarë që dyshohen si të përfshirë në këtë aktivitet.
Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare. Këtë vit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë.
Së bashku me Bolivinë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokainës, lëndës së parë për kokainën, pas Kolumbisë që zë vendin e parë./euronewsalb/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...