Fixhi ka thënë në një samit aziatik të sigurisë se ndryshimi i klimës është një kërcënim më i madh për Paqësorin sesa tensionet ushtarake.
“Mitralozat, avionët luftarakë… nuk janë shqetësimi ynë kryesor i sigurisë. Kërcënimi i vetëm më i madh për vetë ekzistencën tonë është ndryshimi i klimës,” tha Ministri i Mbrojtjes e Fixhit, Inia Seruiratu, transmeton portal arbresh.info
Ai i është drejtuar një samiti në Singapor, i cili u fokusua në tensionet Kinë – SHBA dhe në luftën e Ukrainës.
Ndërkaq, Fixhi vazhdimisht është goditur nga ciklonet.
“Kjo kërcënon vetë shpresat dhe ëndrrat tona për prosperitet. Ndryshimet klimatike janë shkatërruese dhe janë shkaktuar nga njerëzit”, tha ai.
Përmbytjet në Fixhi të shkaktuara nga ciklonet tropikale kanë zhvendosur mijëra njerëz në vitet e fundit dhe kanë shkaktuar kërdi ekonomike.
Shtetet e Paqësorit u kanë kërkuar vendeve të zhvilluara të industrializuara që të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.
“Dallgët po përplasen me pragjet tona, erërat po godasin shtëpitë tona dhe ne po goditemi vazhdimisht nga ky armik”, tha ai para delegatëve.
Bota tani është rreth 1.2C më e ngrohtë se sa ishte në shekullin e 19-të dhe kjo vjen si pasojë e djegies së lëndëve fosile nga njerëzit, të cilat lëshohen nga gazrat serë.
Por shumë vëmendje është përqendruar në sfidën në rritje të Kinës ndaj interesave strategjike perëndimore në rajonin Azi-Paqësor.
Në prill Kina nënshkroi një pakt sigurie me Ishujt Solomon, duke shkaktuar shqetësim në Australi, Zelandën e Re dhe SHBA, ndërsa detajet nuk janë bërë të njohura.
Përveç Solomonëve, vendet ishullore të Paqësorit nuk kanë arritur deri më tani konsensus mbi propozimin e Kinës për një pakt të ri rajonal të tregtisë dhe sigurisë./bbc/arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...