31-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste, Rama: Urime të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS

11:57 | 12 Qershor 2022
A Z

Kryeminstri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar ditëlindjen e 31-të të themelimit të Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama iu ka uruar të gjithëve që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS-së, që nga patronazhisti më i thjeshtë e deri tek lideri Fatos Nano.

“Mirëmëngjes! Dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë”, ka shkruar kryeministri Rama në rrjetet sociale./tvklan.al

 

Të ngjashme