Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur pas barazimit ndaj Anglisë.
Pas barazimit 0:0 ndaj Anglisë tha se kanë pasur paraqitje të mirë, por duhej të shënonin.
“Bëmë një ndeshje të mirë, por duhet të shënojmë gola”, tha fillimisht Mancini.
Trajneri gjithashtu tha se kishin mundësi më të mira se anglezët, por u mungoi konkretizimi.
“Kemi pasur mundësi më të bujshme se ata, bëmë një ndeshje të mirë dhe nuk ishte e thjeshtë. Duhet të përmirësohemi shumë – duhet të shënojmë. Nuk duhet të gabojmë, për këtë duhet të përmirësohemi”, përfundoi italiani.
Kombëtarja e Italisë gjenden në vendin e parë të grupit të tretë në Ligën A me pesë pikë të grumbulluara.
Italia në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve kanë fituar një ndeshje, ndërsa dy të tjera janë ndarë baras.
Në tri takimet e zhvilluara ‘Azzurrët’ kanë shënuar vetëm tri gola. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin