Google ADS

Kurti: S’ka pajtim me Serbinë pa pranim të krimit të kryer

20:31 | 11 Qershor 2022
E.H

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka thënë në konferencën e organizuar nga Federata Universale e Paqes, se pajtimi me Serbinë mund të bëhet vetëm kur të vendoset drejtësia e të bëhet kërkim falja për krimet e bëra nga fqinjët.

Ndërsa, ish presidenti kroat, Stipe Mesiq, i kritikon vendete mos-njohëse të Kosovës, duke ua bërë me dije se Kosova e pavarur është realitet.

Kurse, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu në këtë konferencë tha se lidhja në mes të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës po vazhdon të jetë e madhe edhe pas 23 vitesh që kur ka përfunduar lufta e 99-tës./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme