Arianit Jakupi, rizgjidhet kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës

19:27 | 11 Qershor 2022
E.H

Edhe për katër vite të tjera do të jetë në krye të Odes së farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.

Ai është rizgjedhur kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës dhe këtë e ka bërë të ditur vet Jakupi përmes një postimi në Facebook ku është shprehur i nderuar në lidhje me rizgjedhjen e tij, shkruan arbresh.info.

“I jam falënderues të gjithë kolegëve që më dhanë besimin që edhe katër vite të jem në krye të këtij institucioni me kaq rëndësi për profesionin tonë.

Zotohem që me përgjegjësinë më të lartë profesionale, morale dhe etike do të punoj së bashku me kolegët në funksion të zhvillimit të metejmë të sektorit farmaceutik dhe në harmoni me normat ndërkombëtare”, ka shkruar Jakupi.

Ai, tutje premtoi përfaqësim dinjitoz të Odës së Farmacistëve të Kosovës brenda dhe jashtë vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme