Një ndër reperët më të preferuar dhe më të kërkuar shqipëtar është padyshim Mozzik.
Mbrëmjen e djeshme ai do të performonte në një nga klubet e Tiranës, por policia ka ndëprerë performancën e tij, shkruan arbresh.info.
Edhe pse kufizimet për muzikën e jetën e natës janë hequr nuk dihet ende arsyeja e ndalimit të papritur.
Për këtë ngjarje reperi ka reaguar në instagramin e tij duke iu kërkoi ndjesë të gjithë të pranishmëve për këtë incident.
“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës.
Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në Folie Terace, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën.
Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim.
Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.
Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën.
Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua,”-shkruan Mozzik në Instagramin e tij./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...