Google ADS

Shkëlqejn garuesit nga Kosova në garën “Trofeu Skënderbej” në Krujë

16:19 | 11 Qershor 2022
E.H

Kruja 2022, paraqitje e mirë e garuesve tanë

Pas dy vozitjeve të së shtunës, në garën “Trofeu Skënderbej”, në Krujë, garuesit nga Kosova kanë arritur rezultate mjaft të mira.

Në mesin e dhjetë të parëve, gjashtë garues janë nga Kosova.

Pas hungarezit Laszlo Szasz, i cili ishte më i shpejti, u renditën Gazmend Demolli, Valdet Kaçandolli, Valon Rexhepi e Ernest Daka, ndërsa në dhjetëshen e parë u gjendën edhe: Fatos Krasniqi e Faton Rama.

Garuesit tanë presin që edhe nesër të kenë rezultate sa më të mira, duke marrë parasysh se gara në Krujë poentohet edhe për Kampionatin e Kosovës si dhe Kampionatin e FIA CEZ./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme