Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin slloven, Borut Pahor, në Greqi ku po marrin pjesë udhëheqës rajonalë.
“Kënaqësi ta takoja presidentin Borut Pahor në SEECP në Thessaloniki për të ritheksuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për ta falënderuar për mbështetjen në rrugën tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani po qëndron në Greqi ku ndër të tjerë është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mori pjesë edhe në darkën e shtruar ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...