Gjermania do të vendosë përkohësisht disa kontrolle kufitare derisa në këtë shtet do të mbahet samiti i Grupit të Shtatë (G7). Takimi i G7 do të zhvillohet më 26 deri më 28 qershor në Elmau të Gjermanisë.
Gjermania ka urdhëruar rritjen e sigurisë në kufirin e saj nga 13 qershori deri më 3 korrik tha Ministria e Brendshme të shtunën në një deklaratë.
“Kontrollet synojnë të parandalojnë autorët e mundshëm të dhunës që të hyjnë në territorin gjerman, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “udhëtarët duhet të presin që t’i nënshtrohen kontrolleve gjatë kësaj periudhe”.
Ministria e Brendshme nuk sqaroi më tej se çfarë lloj kërcënimesh të dhunshme mund të priten, por disa protesta kundër samitit janë planifikuar në qytetin e afërt të Garmisch-Partenkirchen dhe në kryeqytetin e Bavarisë, Munih.
Kontrollet e përkohshme kufitare do të jenë “fleksibile për sa i përket vendndodhjes dhe kohës” dhe do të kryhen “në kufijtë e brendshëm tokësorë, ajrorë dhe detarë gjermanë”.
Pjesë e G7 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Japonia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...