Është barazuar sërish seria finale në NBA, pasi Golden State Warriors ka regjistruar fitoren e dytë ndaj Boston Celtics.
Ndeshja e zhvilluar në “TD Garden” përfundoi me rezultatin 107:97, shkruan arbresh.info.
Stephen Curry shkëlqeu në këtë përballje dhe ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij. Ai shënoi 43 pikë, teksa shtoi edhe katër asistime.
Curry u ndihmua nga Klay Thompson me 18 pikë, si dhe Andrew Wiggins me 17 sosh.
Kurse, te vendasit u dalluan Jayson Tatum me 23 pikë dhe Jaylen Brown me 21 të tjera.
Seria finale tashmë është 2:2, teksa ndeshja e pestë do të zhvillohet të hënën në “Chase Center”. /arbresh.info/
https://twitter.com/NBA/status/1535522470345682944?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1535522470345682944%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fnba-barazohet-serish-seria-finale-curry-shkelqen-ne-fitoren-e-golden-state-ndaj-bostonit%2F
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?