Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se vuan nga paraliza e fytyrës pas anulimit të shfaqjeve këtë javë.
28-vjeçari tha në një video në Instagram se këtë gjendje shëndetësore e ka si pasojë e diagnozës me sindromës Ramsay Hunt, shkruan BBC.
“Siç mund ta shihni, ky sy nuk mbyllet. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime,” tha ai.
Sindroma Ramsay Hunt është kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë veshëve të dikujt, thonë ekspertët mjekësorë.
Në fillim të kësaj jave, turneu botëror “Justice” i Bieber – i cili filloi në shkurt u ndërpre pasi tri shfaqje u shtynë.
“Është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë,” tha këngëtari në videon tre minutëshe, duke treguar anën e djathtë të fytyrës së tij.
Ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm dhe për shfaqjet e tij të ardhshme, pasi siç thotë “fizikisht, padyshim, nuk është i aftë t’i bëjë ato”.
“Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por, padyshim, trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj,” tha ai.
“Shpresoj që ju të kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë.”
Bieber shtoi se ai ka bërë ushtrime të fytyrës për t’u “rikthyer në normalitet”, por se nuk e di se sa kohë do të duhet për t’u rikuperuar./Kk/
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...