Suedia kërkon të bindë Turqinë për anëtarësimin në NATO

20:01 | 10 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, tha se Suedi synon të bëjë përparim konstruktiv në bisedimet me Turqinë mbi kërkesën e vendit nordik për t’u bashkuar me NATO-n.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, por Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar kundërshtimin e tij, transmeton portal arbresh.info

Ai akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që ajo e sheh si një organizatë terroriste, dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shtet në vitin 2016.

“Kërkesa jonë ka marrë mbështetje të gjerë midis anëtarëve të NATO-s,” tha Linde në një deklaratë.

“Ambicia jonë është që, në një frymë konstruktive, të bëjmë përparim në çështjet që Turqia ka ngritur,” i tha ajo parlamentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme