Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Kështu ka njoftuar Gërvalla, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se temë e bisedës ka qenë siguria dhe bashkëpunimi në Ballkan, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, Gërvalla njofton, se është biseduar edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke shtuar se mes Kosovës dhe SHBA-ve gjithmonë do të jetë një lidhje veçantë.
“E inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë SHBA-Kosovë, nuk mund të kishim një mik më të vërtetë!
Faleminderit Anthony Blinken”, ka thënë Gërvalla./arbresh.info/
Very encouraged by a trustful, meaningful and cordial exchange with 🇺🇸 @SecBlinken about security and cooperation in the Balkans and the Euro-Atlantic future of Kosova. There will always be a special 🇺🇸 – 🇽🇰 bond – we couldn’t have a truer friend! Thank you, Anthony Blinken. pic.twitter.com/YhjYdBReB1
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 10, 2022
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?