Google ADS

Shoqata e Transportit Rrugor kërkon nga qeveria heqjen e akcizës dhe lirim nga TVSH-ja

18:10 | 10 Qershor 2022
E.H

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve me autobusë ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme më datë 09 qershor 2022, ku është diskutuar për vështirësitë dhe pasojat e theksuara që po i bartin operatorët e këtij sektori nga gjendja e rënduar në vendin tonë.

Tash e një kohë ky sektor është ballafaquar me vështirësi të shumta duke filluar nga pandemia Covid-19, për të vazhduar pastaj me problemet tjera përcjellëse nga mos përkrahja dhe mungesa e subvencioneve e deri më tani tek problemet e ngritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Si përfundim, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar.

Miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme