Google ADS

Manchester United konfirmon emrat e 11 lojtarëve të larguar nga klubi

18:01 | 10 Qershor 2022
L G

Manchester United ka konfirmuar 11 largime deri më tani këtë verë, duke konfirmuar rindërtimin e skuadrës nga trajneri i ri Erik ten Hag.

Klubi ka nisur riorganizimin nën drejtimin e Ten Hag, ndërsa largimet e mëdha janë: Edinson Cavani, Paul Pogba, Juan Mata, Jesse Lingard, Nemanja Matic dhe Lee Grant.

Kjo ka bërë që klubi t’i futet punës për dy mesfushorë. Frenkie de Jong është një lojtar që pëlqehet nga Ten Hag dhe marrëveshja duket gjithnjë e më afër.

Ndërkohë sa i përket largimeve në listë është edhe lojtar Paul McShane do të tërhiqet nga futbolli, pasi ai ndihmoi me skuadrën U-23 të Man United sezonin e kaluar edhe si trajner. Ai do të vazhdojë të ketë rolin e tij si trajner në klub.

Portieri Paul Wooston njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli si 23 vjeçar në mars. Ai do të mbetet në kontakt të ngushtë me klubin pasi synojnë ta ndihmojnë në hapin e ardhshëm të karrierës së tij.

Pesë lojtarë të akademisë do të largohen nga klubi pasi mbarojnë kontratat e tyre. D’Mani Mellor, Reece Devine dhe Connor Stanley kanë marrë dritën e gjelbër nga klubi që të gjejnë klube të reja përpara sezonit të ri.

Lojtarët e liruar

D’Mani Mellor

Edinson Cavani

Reece Devine

Lee Grant

Jesse Lingard

Juan Mata

Nemanja Matic

Paul McShane

Paul Pogba

Connor Stanley

Paul Woolston

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme