Tragjedi në Tiranë, fëmija bie nga kati i pestë dhe humb jetën

18:00 | 10 Qershor 2022
E.H

Një 2-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasditen e sotme në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se i mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i banesës.

Për pasojë 2-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme