Google ADS

Agjencia për Informim dhe Privatësi ia ndalon Ministrisë së Shëndetësisë vëzhgimin me kamera

17:54 | 10 Qershor 2022
L G

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ia ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pasi është konstatuar se MSh-ja në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Me këtë rast, Agjencia ka nxjerr Vendim Nr. 116/2022, më date 06/06/2022, me të cilin ka obliguar Ministrinë të ndaloj përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, si dhe të bëjë shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi deri në datën e pranimit të vendimit. Andaj, Ministria e Shëndetësisë, obligohet që brenda afatit prej tetë ditësh nga pranimi i vendimit, të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatim e vendimit dhe të njoftoj Agjencinë për Informim dhe Privatësi, në të kundërtën, Agjencia do të ndërmerr masat ndëshkuese të parapara sipas Ligjit, ”thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/

Të ngjashme