Me 24 qershor, konferencë e nivelit të lartë BE-Ballkan Perëndimor

16:57 | 10 Qershor 2022
L G

Konferenca e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, do të mbahet më 24 qershor 2022 në Bruksel.

Kjo do të përkojë me ditën e dytë të sesionit të planifikuar të Këshillit Evropian që mbahet më 23-24 qershor.

Një gjë e tillë nga Brukseli është konfirmuar për European Western Balkans.

Konferenca do të mbahet në nivelin e krerëve të shtetit/krerëve të qeverive dhe do të mbledhë 27 shtetet anëtare të BE-së, 6 shtetet partnere të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së.

Bazuar në informacione të kufizuara, konferenca e nivelit të lartë do të fokusohet në tre fusha si energjia, rinia dhe siguria.

Ndërkohë, presidenti i Francës Emmanuel Macron pritet t’u prezantojë liderëve të BE-së propozimin e tij për një “Komunitet Politik Evropian”, të cilin ai e njoftoi në një fjalim më 9 maj.

Macron që atëherë ka sqaruar se propozimi nuk synon të jetë një mekanizëm zëvendësues për anëtarësimin në BE të vendeve kandidate aktuale.

Kjo konferencë e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor nën presidencën franceze të BE-së, nuk duhet të ngatërrohet me Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, që do të organizohet nën presidencën çeke në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Samitet e rregullta BE-Ballkani Perëndimor mbledhin së bashku liderë nga vendet anëtare të BE-së dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Presidentit të Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian. Deklarata e samitit të fundit, e cila u zhvillua në Slloveni në tetor 2021./rtk/

 

Të ngjashme