Google ADS

32 Aktakuza kundër 35 personave

12:05 | 10 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 35 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në një komunikatë për media.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale, si dhe ka ngritur një aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për vepra të ndryshe penale, si dhe ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme