Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz për integrim të vendit në Bashkim Evropian, duke bërë të ditur se në fund të këtij viti do të bëhet aplikimi për statusin e kandidatit për BE, shkruan arbresh.info.
“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelarin, Scholz të premten në Prishtinë.
Kurti gjatë konferencës ka falënderuar kancelarin Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, teksa ka shtuar se edhe Kosova do të vazhdojë të jetë aleat besnik i këtij shteti.
“Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Kosovës. Kancelarin Scholz e sigurova se Kosova është dhe do të mbetet partner i besueshëm i Gjermanisë”, ka shtuar Kurti./arbresh.info/
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari