Google ADS

Portugalia është “përvëluar” gjatë muajit të kaluar, maji më i nxehtë në 92 vitet e fundit

00:10 | 10 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Portugalia regjistroi muajin maj si më të ngrohtin që nga viti 1931 dhe pothuajse i gjithë territori i saj u prek nga një thatësirë e madhe, njoftoi sot Instituti Kombëtar Meteorologjik në raportin e tij mujor të klimës.

“Maji ishte muaji më i ngrohtë në 92 vjet”, tha Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës (IPMA). Temperatura mesatare maksimale ishte 25.87 gradë Celsius, më e larta që nga viti 1931, tha institute, transmeton portal arbresh.info

Sasia e shiut që ra në maj ishte dukshëm më e vogël se “vlera normale” në periudhën 1971-2000 dhe ishte vetëm 13 për qind e mesatares për atë periudhë.

Si rezultat, instituti vëren një rritje të ndjeshme të zonave nën “thatësirë të madhe” që tani mbulojnë 97 për qind të territorit.

Sipas shkencëtarëve, nxehtësia e përsëritur është një tregues i qartë i ngrohjes globale, sepse ka gjithnjë e më shumë valë të nxehtit që janë më të gjata dhe më të forta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme