Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
Futbollisti Vedat Muriqi, i realizoi dy gola.
Ai pas ndeshjes në një prononcim pas ndeshjes se kjo fitore shkon për legjenden e futbollit Fadil Vokrri, i cili ka vdekur që katër vjet.
“Sinqerisht në atë moment, nuk e pata mendjen aty, por ndihem shumë mirë dhe krenar.
Ky gol dhe kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin.
Nuk ushtrova deri ditën e ndeshjes. Sinqerisht nuk është dasht me lujt, por në fund vendosa me lujt”- tha Muriqi.
Me këtë fitore, “Dardanët” tani i kanë mbledhur gjashtë pikë dhe renditen në vendin e dytë tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.
Të dielën ekipi i Alain Giresse, e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja./klankosova/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...