Një zjarr masiv ka shpërthyer në malet e Spanjës jugore, duke bërë që më shumë se 2 mijë njerëz të evakuuohen, ndërsa tre zjarrfikës janë plagosur.
https://twitter.com/cpeistoledo/status/1534869853634453504
Zjarri ka rënë pasditen e djeshme në shpatet e malit Pujerra në Sierra Bermeja. Është pjesa e brendshme e qyteteve Malaga dhe Marbella, qendra të famshme turistike, transmeton portal arbresh.info
Shumica e të evakuuarve kanë gjetur strehim tek të afërmit e tyre ose në hotele.
Tre zjarrfikës janë plagosur rëndë duke tentuar të shuajnë zjarrin, ndërsa njëri nga ta ka djegur 25 përqind të trupit.
“Fatkeqësisht, duhet të raportojmë se tre zjarrfikës pësuan djegie të llojeve të ndryshme, dhe njëri prej tyre ka djegie në 25 për qind të trupit dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Malaga”, u tha gazetarëve udhëheqësja andaluziane Juanma Moreno.
Një tjetër zjarr pyjor shkatërroi të njëjtin varg malor në shtator të vitit të kaluar, duke kthyer në hi të paktën 7,780 hektarë pyje dhe shkurre brenda pak ditësh. Në vendngjarje ishin rreth 1000 zjarrfikës./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...