Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk do të pranoj të kompensohet as për statusin e ish të burgosurit politik.
Vazhdon debati për përfshirjen apo jo të kryeministrit Albin Kurti në listën e veteranëve të UÇK-së.
Kreu i Qeverisë së fundi gjatë një adresimi për media pas një takimi që kishte në EULEX ka folur hapur për këtë temë.
Ai tha se ka punuar në zyrën e Adem Demaçit, në kohën kur ky i fundit ka qenë Përfaqësues i Përgjithshëm i UÇK-së, por që deri më tani nuk ka përfituar asnjë kompensim financiarë.
“Unë kam punuar në zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksojë që as atë kompensimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam marrë e as s’e kam ndërmend t’i marr”, deklaroi Kurti, shkruan telegrafi.
Partitë opozitare kanë akuzuar Kurtin se ai nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë veteran i UÇK-së.
Kurti duke folur për temë ne njëjtë tha se fillimisht duhet pastrim i listave të veteranëve dhe pastaj rritje të pensioneve të tyre.
“Është e domosdoshme që të kemi pikënisje të vërtetën, pastaj të kemi vlerësimin e duhur. Ne kemi trashëguar një gjendje ku janë fryrë padrejtësisht, gabimisht dhe dëmshëm listat me veteranë të luftës çlirimtare. Unë kam respekt të pafund për gjithë veteranët e UÇK-së dhe e kuptoj se edhe ata që janë regjistruar si veteranë, kur iu është ofruar pa qenë të tillë e kanë bërë këtë, ndoshta edhe nga halli, por rrëfimi për luftën çlirimtare nuk guxon të dëmtohet përmes listave të fryra”, the ai.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...