Forcat ruse në Mariupol kanë filluar të paguajnë pensionet në rubla ruse, duke përdorur para të gatshme, sipas një njoftimit të një këshilltari të kryebashkiakut ukrainas të atij qyteti, shkruan CNN.
“Pensionet ruse po u shpërndahen pensionistëve në rubla – gjë që tregon shumë qartë se si funsksionon ekonomia ruse. Pra ju e kuptoni se çfarë po ndodh atje: Radhë të mëdha, zënka, skandale, për shkak të vapës, sepse në të vërtetë nuk ka asnjë organizim. Domethënë nuk organizohet asnjë proces”, tha ai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti ka raportuar se janë pranuar rreth 46,000 aplikime për pagesën e pensioneve dhe se Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut ka filluar t’i paguajë të moshuarit në rubla.
Por sigurisht ka një pjesë të të moshuarve në Mariupol përkatësisht 20-30% që nuk e kanë pranuar pushtimin dhe nuk kanë dorëzuar qëllimisht dokumentat dhe 5% të tjerë nuk kanë pasur mundësi të paraqiteshin fizikisht për të dorëzuar dokumentat.
Kjo është një situatë kritike për gjendjen në të cilin ndodhet qyteti,” tha ai./abcnews.al/
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsi...
“Flas me të çdo ditë” – Sahin flet për yllin e ri të Real Ma...
Moti sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 28 gradë
Përurohet sot rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik
I dërguari amerikan arrin në Bejrut për bisedime me zyrtarët...