Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po planifikon të blejë një mijë teste për identifikimin e virusit të Lisë së Majmunëve.
IKSHPK ka dhënë kontratën “Furnizim me RT PCR teste për detektimin e virusit të lisë së majmunit” kompanisë “Interlab”, në vlerë prej gjashtë mijë e 132 euro, ka njoftuar për arbresh.info zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.
“IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen një mijë teste”, tha Pireva.
Kujtojmë se, të shtunën është raportuar për një rast të dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë. /arbresh.info/
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj