Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në njëvjetorin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Sesionin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, priti kryetarin e KOK-ut, Besim Hasanin.
Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Hasani u bisedua për zhvillimet në fushën e sportit gjatë këtij viti dhe me programin dhe sfidat që e presin KOK-un në vitin që vjen.
Kryetari Hasani e vlerësoi lart bashkëpunimin me ministrin Shala, dhe u shpreh se ky vit ishte tejet e suksesshëm për sportin e Kosovës, meqë përgjatë gjithë vitit Kosova ka marrë lajme të mira nga sporti, sikurse në sukseset e sportistëve të Kosovës, po ashtu edhe në pranimin e shumë federatave kosovare në federatat respektive ndërkombëtare.
Ministri Shala u informua gjithashtu edhe për përgatitjet që po bënë për Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, që mbahen në Norvegji në shkurt të vitit të ardhshëm, dhe veçmas për Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit, ku Kosova do të marrë pjesë.
Ministri Shala u shpreh se ky vit ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për sportin e Kosovës, meqë sporti i Kosovës tanimë ka hyrë në fazën përfundimtare të ndërkombëtarizimit të tij.
Po ashtu, ministri Shala e falënderoi kryetarin Hasani për bashkëpunimin, dhe u shpreh se MKRS-ja do të vazhdojë të ndihmojë KOK-un në realizmin e programit të tij edhe për vitin që vjen.
Shala po ashtu u shpreh se aktet e fundit me memorandume që janë praktikuar me KOK-un, si dhe me federata të ndryshme, kanë krijuar lehtësira për funksionimin e tyre, prandaj një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe vitin që vjen.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri