Sot mbushen katër vjet që kur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri ndërroi jetë.
Vokrri ishte një ndër futbollistët më të mirë të futbollit shqiptar, ndërsa ikja e tij në botën tjetër lëndoi shumë persona jo vetëm në Kosovë.
Fadil Vokrri arriti që të antarësoj Kosovën në dy nga institucionet më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA.
Në përvjetorin e vdekjes së tij e kujtoi edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.
Munishi përmes Facebook e ka kujtuar Vokrrin duke e cilësuar atë si idhullin e tij të fëmijërisë.
“Pa ty veshtirë .Ne po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e la ti. Pusho i qet 9shi i skuadres ma i madhi i pa perseritshmi idhulli i fëmirisë time Fadil Vokrri”, ka shkruar Ismet Munishi. /arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen