Google ADS

FSK pjesë e ushtrimit UF “EFES 22”- Mehaj: Po përgatitemi drejt synimit tonë të kamotshëm, NATO-s

09:47 | 9 Qershor 2022
A. B.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se FSK po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”.

Mehaj ka thënë se në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT.

“Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kamotshëm”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

FSK është pjesëmarrëse në UF “EFES 22” i cili realizohet nga data 18.05.2022 deri me 09.06.2022.

Në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT.

Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri.

Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kamotshëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme