Google ADS

Kuvendi i Shqipërisë mban seancë plenare

08:27 | 9 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Ditën e sotme Kuvendi do të zhvillojë seancën parlamentare të radhës. Deputetët do të mblidhen në Kuvend si çdo të enjte në orën 10:00.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar Interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Gjithashtu do të miratohen emrat e deputetëve që do të angazhohen në Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Në seancë plenare do të diskutohet raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH” për financimin shtesë për projektin ‘Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë’, për të cilin ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve.

Do të diskutohen edhe projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme