Google ADS

I dënuar me 13 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

01:29 | 9 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 13 vite e 4 muaj burg në Itali për trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Lulzim Halili, i cili do të ekstradohet në drejtim të Italisë.

Ky shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Aostës në Itali, e ka dënuar me 13 vite dhe 4 muaj burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

“Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”,-njofton policia./Opinion.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme