Ekspertët globalë të bankave besojnë se ekonomia e Rusisë do të tkurret 15% deri në fund të vitit – dhe 3% të tjera në 2023 – për shkak të sanksioneve perëndimore, një eksod masiv të kompanive dhe një kolapsi të eksporteve.
Shifrat mund të jenë edhe më të këqija nëse Europa largohet plotësisht nga energjia ruse, paralajmëroi Instituti i Financave Ndërkombëtare, transmeton portal arbresh.info
Në një raport për efektet e luftës në financat e Rusisë, IFF tha se masat e vendosura ndaj Moskës nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA vetëm do të zgjerohen dhe shtrëngohen në muajt e ardhshëm.
Ata tashmë kanë shkaktuar “shpërbërjen e plotë të 30 viteve të investimeve” për Rusinë, tha Elina Ribakova, zëvendës kryeekonomistja e IIF. Ajo shtoi se ishte e vështirë të vihej një shifër për “shkëputjen e 15 viteve të zinxhirëve të vlerës”./arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...