Kriza e ushqimit, e cila është intensifikuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën, mund të zgjasë me vite, jo me muaj, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Ngozi Okonjo-Iweala, duke shtuar se “veprimet vendimtare duhet të ndërmerren menjëherë”.
Në një intervistë për BBC, Okonjo-Iweala tha se kishte frikë se mungesa e grurit e shkaktuar nga lufta në Ukrainë mund të rezultojë në një “situatë të tmerrshme në mbarë botën”, transmeton portal arbresh.info
Përkatësisht, 42% e vajit të lulediellit, 16% e misrit, 10% e elbit dhe 9% e grurit të eksportuar në mbarë botën vijnë nga Ukraina.
“Nëse dëhstojmë të eksportojmë grurë nga Ukraina tani, dhe që korrja fillon në korrik, ku një sasi e ngjashme drithi mund të dështojë, atëherë është e qartë se kjo situatë do të zgjasë për shumë vite. Mund të jetë një fatkeqësi e vërtetë për pjesë të caktuara të botë”,tha Okonjo-Iweala.
Sipas OBT-së, Afrika do të goditet më tepër sepse shumë vende afrikane importojnë ushqime dhe plehra nga rajoni rreth Detit të Zi./arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të