Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është duke u bërë padrejtësi ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.
Në RTK, Limaj tha se asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për veteranët dhe kategorive të tjera të luftës, por, sipas tij, kjo qeveri është duke bërë padrejtësi. Limaj tha se edhe plotësim-ndryshimi i ligjit në vitin 2017 është duke u keqinterpretuar.
“ Nuk ka kategorizim dhe, derisa kjo nuk ndodhë, atëherë vlen ligji bazik dhe kjo nënkupton se paga e veteranit duhet të rritet bashkë me atë minimale”, tha Limaj.
Kreu i NISMA-s tha se Qeveria Kurti po bën mashtrime me çështjen e pagës minimale, sepse, sipas tij, me këtë veprim nuk ngarkohet buxheti i shtetit, por kompanitë private. Kjo, sipas Limajt, është pabarazi që po e bën qeveria aktuale.
Limaj ka folur edhe për çështjen e listave, por tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë sipas ligjit. Ai tha se pastrimi i listave duhet të nisë nga kryeministri Albin Kurti, sepse, sipas tij, ai nuk është veteran luftëtar.
Limaj tha se krejt kjo çfarë po ndodhë është për ta forcuar diskursin anti UÇK.
“ Fatkeqësisht, vlera më e madhe e kombit- UÇK-ja, po cilësohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Limaj. Sipas tij, kjo është e papranueshme.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi