Nisma e Ballkanit të Hapur do të sjellë sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, një menaxhim më të mirë të administratave tatimore dhe politikave monetare për vendet e rajonit dhe kjo si një përgjigje ndaj krizave globale.
Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se që nga përfshirja në nismën e “Ballkanit të Hapur” Shqipëria ka përfituar shumë sa i përket eksporteve bujqësore.
Një tjetër marrëveshje e nënshkruar mes qeverive të vendeve të rajonit është ajo e njohjes së diplomave, duke lehtësuar procedurat dhe burokracitë.
Samiti i Ballkanit të Hapur i Ohrit parashikon firmosjen e 4 marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. /Tv Klan/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë