Rama-Abazoviç prezantojnë urën e re që do të lidhë Velipojën dhe Ulqinin

18:51 | 8 Qershor 2022
L G

Gjatë takimit në Ohër në kuadër të “Open Balkan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun malazez  Dritan Abazoviç gjatë së cilit u prezantua dhe projekti i ri mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për një urë të re mbi lumin Buna që do të lidhë më shpejt qytetet e Velipojës dhe Ulqinit.

Ura e re pritet të jetë 310 metra e gjatë dhe 17 e gjerë. Ajo do të kushtojë 9 milionë euro dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve.

“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme