Google ADS

Katër vjetori i vdekjes së Fadil Vokrrit, FFK nesër bënë homazhe te varri i tij

16:35 | 8 Qershor 2022
E.H

Në përvjetorin e katërt të vdekjes së ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës së futbollit Fadil Vokrri nesër do bëhen homazhe të varri i tij.

Ekipi i FFK-së bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit nga ora 10:30 do të bëhen bashkë për të bërë homazhe dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga  Federata e Futbollit të Kosovës.

“Ju njoftojmë se nesër (më 9 qershor) në orën 10:30, drejtuesit e FFK-së, bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së dhe Legjendës, Fadil Vokrri në katërvjetorin e vdekjes së tij”, thuhet ne njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme