Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet e reja në kuadër të Open Balkan

15:18 | 8 Qershor 2022
A Z

Tri vendet pjesëmarrëse të nismës Ballkani i Hapur kanë nënshkruar marrëveshjet e arritura në ditën e dytë të këtij samiti në Ohër.

Ata kanë nënshkruar katër marrëveshje bashkëpunimi: për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Fillimisht nënshkruan udhëheqësit e vendeve, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Varësisht nga natyra e marrëveshjeve dhe memorandumeve, ministrat respektivë të këtyre vendeve vunë nënshkrimet e tyre në marrëveshjet e reja.

Të ngjashme