Ministri Latifi: Synojmë rritjen e buxhetit për Shëndetësi, vërehet mungesë e stafit në disa Klinika

13:47 | 8 Qershor 2022
A Z

Rritja e buxhetit për Shëndetësi, funksionalizimi i sistemeve të sigurimeve shëndetësore, janë disa nga prioritetet e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Latifi ka thënë se janë në rrugë të drejtë për transformimin e shëndetësisë kosovare.

“Ata që punojnë në kujdesin parësor kjo ministri do t’i kushtoj kujdesin më të madh të mundshëm. 6 muaj kemi qenë të ngarkuar më shumë punë. Po punojnë në shumë rrugë në çështjen e legjislacionit që i kemi 6 ligje. Ne nuk kemi mundësi të krijojmë qendrën e traumës sepse është shërbimi i emergjencës. Po merremi me legjislacionin dhe mirëqenien e mjekëve. Neve na duhet të fillojmë procesin e akreditimit të spitaleve. Po punojmë edhe ndërtimin e infrastrukturës. Ne kemi obligim me u marr me shëndetësi dhe se kjo qeveri e ka bërë prioritet”, tha ai.

Tutje, Latifi ka thënë se teksa ka vizituar një Klinikë në QKUK, ka vërejtur mungesë të stafit teknik./arbresh.info/

 

Të ngjashme