Kriza e ushqimit mund të shkaktojë vdekjen e miliona personave në Itali

13:02 | 8 Qershor 2022
K.B

Italia është duke paralajmëruar se miliona persona mund të vdesin nga uria si pasojë e krizës së ushqimit. Italia ka thënë se situata do të jetë e rëndë, nëse Rusia nuk i zhbllokon portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe lejon transportin e drithërave, shkruan BBC.

“Bllokimi i eksportit të drithërave nënkupton mbajtje peng dhe dënim me vdekje për miliona fëmijë, gra dhe burra”, ka thënë ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, pas takimit ku morën pjesë shtetet tjera të Mesdheut dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë.

Di Maio ka shtuar se java e ardhshme do të jetë kyçe.

Fjalët e tij janë një reflektim i shqetësimit ndërkombëtar të shkaktuar nga paaftësia e Ukrainës për të eksportuar ushqim në sasi normale. /arbresh.info/

Të ngjashme