Google ADS

Vuçiq e fton Kosovën në takimin e radhës të Open Balkan, i drejtohet Abazoviqit: S’do t’ju detyrojmë

10:58 | 8 Qershor 2022
A Z

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ftoi Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina që t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Vuçiq, propozoi që samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur të zhvillohet në fund të verës Serbinë Jugore, teksa theksoi se nisma e Ballkanit të Hapur është diçka që nuk ndalet dhe se nëpërmjet saj vendet anëtare kanë zgjidhur probleme që i kishin që prej 50-60 vitesh.

“Me Open Ballkan zgjidhim probleme që i kishim prej 50-60 vitesh. Ne nuk kemi asnjë kërkese ndaj askujt përveç të jemi miq e të punojmë për interesin e qytetarëve tanë. Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera të Bosnjës, Prishtinës, Malit të Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se çfarë dëshirojnë njerëzit”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme