Aksidenti me tren në Iran, lë disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

09:38 | 8 Qershor 2022
K.B

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në pjesën lindore të Iranit, duke lënë të vdekur të paktën 10 persona dhe duke u lënduar 50 të tjerë, disa nga ta në gjendje kritike, bënë të ditur autoritetet lokale.

Televizioni shtetëror iranian gjatë të mërkurës njoftoi se numri i viktimave mund të rritet, megjithëse detajet fillestare në lidhje me aksidentin që përfshinte një tren me rreth 350 pasagjerë ende mbesin të paqarta.

Katër nga shtatë vagonët e trenit dolën nga shinat afër qytetit të Tabas, i cili ndodhet rreth 550 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian Teheranit, thuhet në raportin e lëshuar.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes me helikopter dhe autoambulanca, në një zonë të largët ku komunikimi me radio është i dobët.

Disa zyrtarë than se të paktën 16 prej të lënduarve pësuan lëndime serioze, e disa prej tyre u dërguan në spitalet e zonës. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme